Te flasim pak për shpejtësinë e internetit
Shpejtësia e internetit në Kosovë ka disa aspekte për t'u marrë parasysh, veçanërisht kur bëhet fjalë për internetin fiks dhe atë mobil.
Shpejtësia e Internetit Fiks (në shtëpi/biznes)
Pozita në Rajon: Për sa i përket internetit fiks, Kosova ka performancë relativisht të mirë, duke u lënë prapa në Ballkanin Perëndimor vetëm nga Serbia, sipas të dhënave të mëparshme (p.sh., gusht 2022).
Teknologjia: Teknologjitë më të përdorura janë DOCSIS (kabllor), xDSL, si dhe teknologjitë më të reja si FTTX (Fibër në Shtëpi/Ndërtesë) që ofrojnë shpejtësi shumë më të larta. Shërbimet komerciale ofrojnë plane me shpejtësi të ndryshme, shpesh duke filluar nga 100 Mbps dhe më lart.
Operatorët: Operatorët kryesorë ofrojnë paketa me shpejtësi të ndryshme, dhe shpejtësia aktuale varet nga paketa që zgjidhni dhe infrastruktura në zonën tuaj.
Shpejtësia e Internetit Mobil (në celularë)
Pozita në Rajon: Për sa i përket internetit mobil, Kosova shpesh është renditur me shpejtësinë më të ngadaltë mesatare në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të bëra nga softuerët si Speedtest (p.sh., gusht 2022).
Mbulueshmëria: Operatorët ofrojnë mbulueshmëri me teknologji si 4G/LTE, e cila ofron shpejtësi më të larta se 2G/3G. Megjithatë, cilësia dhe shpejtësia mund të ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes dhe mbingarkesës së rrjetit.
Opsione të Reja
Së fundmi, në Kosovë është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe interneti satelitor si Starlink, i cili ofron një alternativë me shpejtësi të lartë, veçanërisht në zonat ku infrastruktura fikse ose mobile mund të jetë më e dobët.
Në përgjithësi:
Për një vlerësim më të saktë të shpejtësisë, është mirë të kontrolloni ofertat specifike të operatorëve si IPKO, Kujtesa, Telekomi i Kosovës (Vala), Artmotion, etj., dhe të shikoni rezultatet e matjeve (speed test) të bëra nga përdoruesit në zona të ndryshme.
Ne nivel global shpejtësia e internetit ne Kosovë renditet ne nje pozicion shumë të mirë zakonisht jemi në 70-75 vendet e para në nivel global.
Matjet e shpejtësisë dhe “mashtrimi” nga operatorët
Zakonisht sot në Kosovë por edhe me gjerë matjet bëhen me speedtest.net, nëse je klient i operatorit IPKO shembull ju e mateni shpejtësinë nga pajisja juaj deri tek serverët e IPKO pra vetëm linjën ose komunikimin intern operator-klient, kjo është e gabuar, matja do te duhej të bëhej nga pajisja juaj tek një server në Evropë shembull nga pajisja juaj tek një speedtest.net server i hostuar në ndonjë operator i madh Evropian si Microsoft Azure, Google Cloud, Cloudflare ose ngjashëm në këtë rast kjo do t’ju jepte një gjendje reale të shpejtësisë së internetit.
Anomalia e tregut është mjaft e madhe si për ironi ka operator që ofrojnë pako deri në 500Mbps sipas statistikave Kosova ka rreth 1.6 milion përdorues te internetit dhe me një matematikë të thjeshtë del qe do te duhej te kishim kapacitet sipas kësaj formule 1.6 milion përdorues me nga 500 Mbps secili përfaqësojnë 800 terabit për sekondë (800 Tbps) është një sasi kolosale çka nuk e kemi ne dispozicion. 800 Tbps është kapacitet teorik për rrjete të shkallës globale (Google, Meta, Amazon). Kosova ka rrjet të mirë për nevoja aktuale, por jo kapacitet të tillë për trafik simultan në atë nivel.
Sa transparent është shërbimi i internetit ne Kosovë?
Operatoret IPKO dhe Kujtesa historikisht kane shërbim transaprent, çka nënkupton transparent, kuptimi i "Internetit transparent" në kontekstin e kufizimit të protokolleve të ndryshme lidhet drejtpërdrejt me parimin e Neutralitetit të Rrjetit (Net Neutrality). Kur një operator e quan shërbimin e vet "transparent", kjo sugjeron se ai NUK aplikon diskriminim apo kufizime ndaj protokolleve specifike.
Telkos, Artmotion dhe operator tjerë kanë kufizime ne protokolle te ndryshme çka definitiv nuk është Net Neutrality ose me mire nuk i përgjigjet nevojave te secilit dhe këtu flasim vetëm për shërbimet rezidenciale dhe jo ato te dedikuara për bizneset.
Përfundimisht kemi shërbim shume cilësor me disa kufizime por qe i atribuohen disa operatoreve, ne rajonin e Ballkanit ne renditemi zakonisht e treta si nga shpejtësia ashtu nga cilësia, kjo ka ndikuar për shkak qe rrejti 4G/5G janë ende të ngadalshëm.